-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Tabaku reagon ashpër ndaj Ballës: Cënohet dinjiteti i koleges

Kryesoret

Në Kuvendin, pas tensioneve dhe fyerjeve të ndodhura mes deputetëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndaj deklaratave të Taulant Ballës.

Ajo ka dënuar ashpër fyerjen e deputetes socialiste Albana Vokshi dhe ka kërkuar që të merret masa për këtë incident.

“Zoti kryetar, që të ofendohet një kolege në këtë nivel, nuk ka arritur asnjëherë në këtë sallë të paktën në 12 vite që unë jam këtu. Është cënuar dinjiteti i një kolegeje. Ju rrini gjithë ditën mburreni sesi po fuqizoni gratë dhe kështu po i fuqizoni gratë? Kjo që ju bëtë u përplaset në fytyrë fëmijëve e nënave. Unë nuk do e doja që fëmijët e mi të dëgjonin atë shprehje. I bëj thirrje kolegeve socialiste që të mos ndahemi për këtë çështje. Të bashkohemi dhe të mbështesim një kolege. Dënoni aktin kryetar. Më pas të kërkohet ndjesë ashtu si e meriton zonja, jo të justifikohet.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit