Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi sot jashtë Kuvendit se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit janë të menduara prej shumë kohësh.
“Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane.
Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus“, tha Balla.









