-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Vjosa Osmani: Jam gati për zgjedhje nga populli

Kryesoret

Sot është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë. Ndërkohë që në orët e fundit ka pasur një debat në distancë dhe akuza mes Presidentes Osmani dhe qeverisë Kurti. Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ajo ka thënë se Osmani hyn në këtë garë vetëm për t’u rizgjedhur, por meqë sipas saj po flitet për garë, atëherë ajo ka thënë se gara e vërtetë është ajo te populli.

“Për të hyrë në këtë garë presidentja Osmani hyn për t’u rizgjedhur, e nëse flasim për garë, atëherë garë për garë po kthehemi aty ku gara është e vërtetë, është te qytetarët e Republikës së Kosovës, ne kemi kohë, janë edhe 24 orë afat, dhe ne jemi të gatshëm që në ora 8 në mëngjes që të dorëzojmë amendamentet në Kushtetuese dhe të kthehemi te sovrani, ku është problemi, matemi dhe pastaj kuptojmë se cila është përgjigja”, është shprehur Hollaj në “Interaktiv” të KTV-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit