-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përballet me tkurrje demografike alarmante, Vokshi: Rënia e nxënësve dëshmon shpopullimin

Kryesoret

Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë, ku numri i nxënësve dhe studentëve po zvogëlohet në mënyrë drastike, një fenomen që pasqyron një rënie demografike të thellë.

Gjatë një fjalimi në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, paraqiti të dhëna shqetësuese që tregojnë se numri i të rinjve që ndjekin arsimin është përgjysmuar brenda një dekade.

Ajo nënvizoi se kjo rënie është pasojë e dy faktorëve kryesorë: emigracionit masiv dhe rënies së lindshmërisë.

“Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, dhe është shqetësuese që në një diskutim kaq të rëndësishëm, salla është shpesh bosh, një pasqyrë që reflekton vetë realitetin e vendit. Të mungojë ministrja e Arsimit është një tjetër problem akoma më i madh, pasi kjo tregon për një mungesë të angazhimit dhe vëmendjes ndaj një çështjeje kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Në vitin 2012-2013, Shqipëria kishte rreth 975,000 nxënës dhe studentë, ndërsa tani ky numër ka rënë në rreth 528,000, që përbën një rënie dramatike prej më shumë se 45%. Ky është një tregues i qartë i shpopullimit të vendit dhe është një alarm serioz për të ardhmen, pasi kjo rënie reflekton edhe dy faktorët kryesorë që janë rënia e lindshmërisë dhe emigracioni masiv që po e zbraz vendin nga të rinjtë. Ky trend i uljes së numrit të nxënësve është një nga shkaqet që po dëmton edhe sektorin e arsimit dhe po ndikon në zhvillimin e ardhshëm të vendit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit