Udhëheqësit e partive politike opozitare, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Ftesën e ka pranuar edhe kryetari i partisë tjetër opozitare, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Osmani i ka ftuar krerët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas shpërndarjes së Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka sinjalizuar se nuk shkon në takim, pasi për të dekreti i Osmanit është jokushtetues dhe që atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.









