Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, pasi 7 ministrat u betuan te Presidenti Bajram Begaj.
Pasi vendosën dorën mbi Kushtetutë, ministrat morën dritën jeshile për të hyrë në zyrë.
Ministrat e rinj
- Albana Koçiu – zv.kryeministre
- Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm
- Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm
- Toni Gogu – ministër i Drejtësisë
- Enea Karakaçi – ministër i Energjitekës dhe Infrastrukturës
- Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes
- Erjona Ismaili – ministre për Marrëdhënie me Parlamentin









