-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsimi në Shqipëri në krizë, Sula: Programet albanologjike janë drejt zhdukjes

Kryesoret

Në Ditën e Mësuesit, 7 mars, Partia Demokratike organizoi një konferencë ku u diskutua situata alarmante në arsimin shqiptar, një krizë që, sipas Drejtoreshës së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, po përkeqësohet nga emigrimi masiv i pedagogëve dhe kolapsi i universiteteve publike.

Gjatë fjalës së saj, Sula kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e strategjive dhe projekteve për rikthimin e të rinjve dhe theksoi se sistemi arsimor është kthyer në një “klimë presioni dhe shantazhi”.

“Në buxhetin e 2026-ës nuk ka asnjë strategji dhe asnjë projekt për kthimin e trurit në vend, edhe pse kjo qeveri flet për digitalizim, për ndërkombëtarizim, për investime në arsimin e lartë dhe në arsimin parauniversitar. Këto të dhëna në lidhje me emigrimin, shikoni në kolonën e kuqremtë: Shqipëria vjen, më e gjata është Bosnje-Hercegovina, Palestina dhe ndër to midis tyre është edhe Shqipëria në këtë lartësi të kurbës.”

Sula përmendi edhe krizën e universiteteve publike dhe rënien e cilësisë në programe dhe akreditime, duke paralajmëruar për një rrezik të madh për arsimin dhe identitetin kombëtar.

“Degët e mësuesisë janë thuajse të mbyllura dhe mbahen me 4 deri në 10 studentë, dhe kjo ka prekur tashmë edhe universitetet e kryeqytetit. Programet e studimit albanologjike janë një dhimbje e madhe… janë drejt zhdukjes.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit