Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, mund të përballet me një fund të mundshëm të aventurës së tij në Torino.
Pavarësisht mundësive që ka pasur, ai nuk ka arritur të bëjë diferencën në fushë. Me vetëm 445 minuta lojë dhe një mesatare prej 22 minutash për ndeshje, Zhegrova nuk ka arritur të shënojë apo të dhurojë asnjë asist. Rasti i fundit i humbur përballë Galatasaray mund të ketë vendosur vulën për të ardhmen e tij te “Zonja e Vjetër.”
Sipas TuttoSport, Zhegrova mund të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, nëse gjendet oferta e duhur.
Megjithatë, ka ende shumë ekipe që janë të interesuara për shërbimet e tij. Përshtypjet pozitive për sulmuesin janë të pranishme, sidomos në Premier League, ku Everton po mendon të investojë për të. Po ashtu, Zhegrova është një objektiv i dëshiruar edhe në Francë, me ekipin e Monakos që ka shfaqur interes për të.









