-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ironizo Ballukun: Në mesin e hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj daljes publike të Belinda Ballukut, pas shkarkimit të saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë një konference për arsimin në kuadër të 7 Marsit, Berisha ka ironizuar Ballukun duke e quajtur “heroinë” para ish-stafit të saj dhe ka theksuar se në mesin e hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero. Ai gjithashtu ka kërkuar bashkim të qytetarëve dhe intelektualëve për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Vini re ju, merrni pak Durrësin. U përmbytën 6 mijë shtëpi në kushtet më të mjera. Asnjë qindarkë gjer sot, ndaj dhe nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme, që Kushtetuta, ligji e detyron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Jo. U kalua. U them një gjë tani. Ditën e parë dolën, ditën e dytë nuk dilnin në protestë nga frika. Atëherë duhet të dalim. Duhet t’ua heqim frikën. Nuk ka ngelur kancelari në botë që nuk e ka emrin e saj dhe dilte dje serbes-serbes dhe bënte ndarjen si heroinë e tyre. Po natyrisht midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero. Dhe ata e duartrokisnin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit