-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Mësuesit/ Noka: Hallkat kanë rënë njëra pas tjetrës

Kryesoret

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, sot për Ditën e Mësuesit, ka risjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, të një sherri me thikë në një shkollë në qytetin e Sarandës.

Postimi i Nokës

Këtë mars risjell në një problem kombëtar: Sigurinë në Shkollë
Rasti më i fundit, ai i gjimnazit “Sulejman Delvina”, tregoi edhe një herë se nxënësit janë në mëshirë të fatit. Për fat të keq disa media shpërndajnë lajme të rreme, duke u bërë palë me autorin dhe prindin e tij, ashtu siç mungoi masa disiplinore e drejtorisë, ndaj një nxënësi që disa herë ka shfaqur ndryshime antisociale, duke rrezikuar sigurinë e tyre në shkollë.
Hallkat kanë rënë njëra pas tjetrës.
Drejtori patronazhist kërkon të izolojë ngjarjen si një episod i shkëputur nga shkolla, por konflikti ka lindur në bankat e shkollave dhe shkollave duhet të mbajë një qëndrim përpara se të jetë shumë vonë. Të mbyllësh njërin sy nuk është vetëm nga përgjegjësia, por pranim i autoritarizmit të së keqes. Kompleksi që është përgjegjës nga shkolla, politika dhe mediat, është një ndihmë në fshehjen e të vërtetës së ngjarjeve, një bashkëpunim në krim. Vetë mjeku pohon se ishin plagë thike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit