Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar situatën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e këtij procesi.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se Rama është i gatshëm të mbrojë krimet e tij, duke mbyllur dyert e Brukselit për qytetarët shqiptarë.
“Kriza e vendit mori një dimension shumë të rrezikshëm. Me zhvillimet e fundit, Rama provoi se është i gatshëm të mbyllë për qytetarët dyert e Brukselit që të mbrojë krimet e tij. Në vend të dorëzojë imunitetin e Ballukut, vendosi të mbyllë dyert e integrimit. Bëri një letër më padronin e tij Vuçiç, e rreshto krah Serbisë vendin tonë në kuadër të integrimit. I bëri shërbimin më anti-shqiptar vendit tonë, nënshtrohet pa kushte ndaj Vuçiçit.”









