-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi takohet me ambasadorin e Spanjës: PD e gatshme të garantojë rotacionin politik!

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar pë takimin që ka zhvilluar me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades, duke bërë të dituar se PD është e gatshme të garantojë rotacionin politik përmes votës së qytetarëve.

Postimi i Bardhit

Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades, ku bashkërisht vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në disa fusha.
E falenderova Ambasadorin për mbështetjen që Spanja i jep vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian, por theksova shqetësimin e opozitës se në themel të këtij procesi duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes.
Rikonfirmova mbështetjen për qëndrimin publik të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europianz. McAllister se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.”.
Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit