-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferit Hoxha uron 8 Marsin: Gruaja, forca kyçe e diplomacisë shqiptare

Kryesoret

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka uruar të gjitha gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në diplomaci dhe angazhimin e Shqipërisë në forcimin e agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ai ka shprehur mirënjohjen për gratë që punojnë në Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në avancimin e politikave të jashtme të vendit dhe nënvizuar angazhimin për promovimin e pjesëmarrjes së grave në procese paqeje dhe sigurie.

“Në Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë, kjo forcë është e dukshme çdo ditë. Sot, gratë përbëjnë shumicën në Trupën tonë Diplomatike; shumë prej tyre mbajnë pozicione kyçe drejtuese – përfshirë të tre zëvendësministrat, një numër ambasadoresh dhe anëtare të ekipt të lartë drejtues – duke kontribuar në formësimin e angazhimit të Shqipërisë në botë. Përmes profesionalizmit, përkushtimit dhe lidershipit të tyre, ato japin një kontribut vendimtar në avancimin e prioriteteve tona, dialogut dhe bashkëpunimit.

Shqipëria është veçanërisht krenare që e vendosi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në qendër të punës së saj gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nxitja e pjesëmarrjes kuptimplotë të grave në proceset e paqes dhe sigurisë, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe garantimi që zëri i tyre të dëgjohet në vendimmarrje mbeten angazhime thelbësore të politikës sonë të jashtme.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha gratë që i shërbejnë vendit tonë me integritet dhe përkushtim, shpesh edhe në mjedise të vështira dhe sfiduese, si dhe u përcjell urimet më të përzemërta të gjitha grave dhe vajzave në Shqipëri dhe në mbarë botën’, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit