-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriatik Lapaj procedohet pas përplasjes me policinë pranë Kryeministrisë

Kryesoret

Një incident i ndodhur pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, si dhe dy anëtarëve të kësaj lëvizjeje.

Sipas policisë, situata u krijua pasi ata tentuan të vendosnin çadra në këtë zonë, veprim që solli përplasje me efektivët e rendit.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan një 17-vjeçar, pasi kishte një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe për shtetasin M. P., pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë në detyrë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:

-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes;
-3 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., pasi dyshohet se ka kundërshuar punonjësit e Policisë, për vënien e një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. P., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. D.;
-E. Gj. dhe K. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Më datë 08.03.2026, shtetasja N. A. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, kunati i saj I. A., 64 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit