Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje të hapur Belinda Ballukun për të mos i dhënë lejen SPAK-ut për ta arrestuar. Listoi, ato që i cilësoi suksese të punës së ish-zv/kryeministres së tij por kur erdhi puna tek akuzat e SPAK-ut tha se nuk i ka mbajtur pishtarin dhe përgjegjësi duhet të mbajë vetë sepse është mbi 18 vjeç.
“Ndaj Ballukut është ngritur një akuzë që prej vitit të kaluar, e cila nuk lidhet me vjedhje apo korrupsion, por vetëm me dyshimin për veprën penale të pabarazisë në tendera publikë. Jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje më kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
Ndaj saj është ngritur një akuzë vitin e shkuar, jo për vjedhje jo për korrupsion, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres ka kryer veprën penale pabarazi në tendera publikë. 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt të pa hetuar asokohe, por servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e stacionit të trenti si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politike mediatik, u vendos me turravrap pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar.
Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar më parë pezulloi funksionin jo thjesht personin. Nuk ka ndodhur kurrë në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit të hapur prej nesh në GJK për ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv sapo gjykata e pezulloi masën e pezullimi dhe deklaroi se do i hynte çështjes në themel erdhi turravrapi i dytë; kërkesa që diskutojmë sot për të autorizuar ose jo arrësin e një deputeti” tha ai.









