Sekretariati i Etikës i Kuvendit ka marrë vendimin për të përjashtuar nga Kuvendi dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun, për një periudhë prej 10 ditësh.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila kërkoi masën përkatëse pas seancës së fundit parlamentare, për shkak të sjelljes së deputetëve të PD-së.
Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të deputetit të PS, Taulant Balla, për fjalorin e përdorur ndaj deputetes Albana Vokshi gjatë seancës parlamentare, një kërkesë që ende nuk është vendosur.









