Deputeti Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë takimit, ata diskutuan për nevojën e një reforme zgjedhore që adreson shqetësimet e ngritura nga ODIHR dhe për mundësinë e krijimit të një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reagimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha sot në ambientet e Kuvendit të Shqipëtisë me Ambasadorin e OSBE në Tiranë Michel Tarran dhe të diskutonim rreth situatës në Shipëri dhe vecanërisht për një reform zgjedhore që të adresojë problemet e ngrituar nga ODHIR për zgjedhjet e fundit parlamentare.
Informova ambasadorin se reforma zgjedhore është e rëndësishme për të rikthyer parlamentarizmin dhe një demokraci ku vota e qytetarëve zgjedh deputetet me bindje se konkurimi është rruga më e drejtë në një garë elektorale.
Po ashtu shkëputjen e qeverisë nga ndërhyrja flagrante në procesin zgjedhor dhe manioulimin e tij në bashkëpunim me krimin dhe korrupsionin, paratë e pista dhe përdorimi i taksave për qëëlime elktorale për të blerë votat.
Për këtë është e nevojshme qeveria teknike dhe shembulli i Maqedonisë është rast domethënës se si qeveria teknike garnton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ambasadori konfirmoi se zyra e OSBE në Tiranë është e gatëshme të asistoj parlamentin për një reformë konsensuale dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të nderëshme.









