Një nga pjesëmarrësit në protestën e 45-të para Kryeministrisë ka bërë thirrje për më shumë reagim qytetar, ndërsa ka komentuar edhe incidentin e raportuar mes deputetit socialist Erion Braçe dhe gazetarit të News24, Marsel Rupi.
“Jemi në një pikë shumë kritike të historisë së Shqipërisë. Erion Braçe ka sulmuar një gazetar, kjo është jashtëzakonisht e papranueshme. Një njeri i tillë nuk mund të na sulmojë as fizikisht, as verbalisht. Nëse jeni të zhgënjyer, ejani në protestë. Nëse mendoni se nuk dëgjoheni, ejani në protestë”, u shpreh protestuesi.
Ai shtoi se, sipas tij, protesta mbetet mënyra për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar ndryshim.









