Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Me pankarta, banderola dhe flamuj kuqezi në duar, pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Tubimi i sotëm shënon protestën e 45-të të organizuar kundër qeverisë, ku gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj klasës politike në vend.









