E ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetaria Esmeralda Mulaj komentoi situatën politike në Kosovë dhe marrëdhëniet mes liderëve, duke u fokusuar te roli i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
“Osmani ligjimitoj cdo vendim të zotit Kurtit. Zoti Osmani ka një përqindje të elektoratit; në dhjetor të 2025 ishte rreth 10 përqind. Zoti Kurti atë ka bërë me çdo kënd që ka bashkëpunuar. Unë mendoj që zonja Osmani duhet të jetë me LDK. Secili më pas merr votat e veta, por që në fillim duhet të bashkohen. Në Kosovë, dhe kudo, Kurti po cilesohet si tradhtar, sepse i ka futur ‘me thikë pas shpine’ Osmanit. LDK po mbetet në atë përqindje që janë. Unë kam besim të plotë që liderët e Kosovës nuk do të dënohen, sepse në këtë kontekst i bie që të dënohet edhe Amerika me NATO-n”, u shpreh Mulaj.









