Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka reaguar ndaj vendimit të Edi Ramës për të vendosur një “kod heshtjeje” në grupin parlamentar të PS.
Noka e ka quajtur këtë veprim si një shenjë të frikës dhe pasigurisë që Rama po ndjen për situatën aktuale politike, duke akuzuar se ai po përpiqet të mbulojë problemet e brendshme të partisë dhe të qeverisë me manipulime dhe heshtje.
Reagimi i Nokës:
Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
Sadoqë që u mbrojt me fjalë, Edi Rama nuk e fshehu dot frikën, që sot ishte aq e dukshme në pamjen e tij saqë një çast mendova se regjia do kalonte në hapësirë publicitare, vetëm për t’ia shpëtuar atë çikë fytyrë që i kishte mbetur.
I ka hapur luftë të gjithëve, prandaj dhe kapet me thonj pas mandateve. Është ende në fazën tranzitore midis mohimit dhe pranimit se është radha e tij e s’ka nga t’ia mbajë. Pavarësisht se aty në grupin socialist janë gati të shkelen me këmbë që ta shpëtojnë, por ferra ka marrë uratën.
Nuk e shpëton dot kush. As recitimet e gjata para grupit, as heshtja e disa ndërkombëtarëve, që e shikojnë mungesën e koherencës në qëndrimet e mëparshme ndaj drejtësisë; as ata nuk e shpëtojnë dot nga vetja dhe nga fundi.As gëk as mëk, u tha Narkosi të vetëve.
Heshtje, verbëri dhe shurdhëri e urdhëruar.
Fiks si organizatë kriminale që janë.
Ndërkombëtarët e Reformës le ta shohin armikun e drejtësisë. Ja ku e kanë, me zë dhe figurë.









