-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Çmimi i naftës do të bjerë, me shkatërrimin bërthamor të Iranit

Kryesoret

Çmimet e naftës “do të bien shpejt me përfundimin e shkatërrimit të kërcënimit bërthamor të Iranit”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Rritja e çmimeve është “një çmim i vogël për t’u paguar për paqen dhe sigurinë e SHBA-së dhe të botës. Vetëm të çmendurit mendojnë ndryshe”, theksoi Trump.

Ndërkohë tensionet kanë shtyrë çmimin e naftës drejt 120 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, duke shkaktuar luhatje të mëdha në tregjet financiare.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse konflikti përfundon shpejt, konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me javë ose muaj çmimesh të larta të karburantit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit