Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman Peter Beyer zhvilloi sot një takim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha në selinë blu. Në përfundim të takimit, Berisha tha se e njoftoi për situatën politike dhe të drejtësisë në Shqipëri në raport me procesin e integrimit.
“Një njohës i thellë i Shqipërisë dhe rajonit tonë. E informova dhe paraqita pikëpamjet e opozitës për këto zhvillime dhe se qëndrojmë të vendosur për integrimin e Shqipërisë në Europë. Projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
E njoha edhe me pengesat shumë të mëdha, gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve me nivelet më të larta” tha Berisha.
“Ne mbështesim integrimin por duhet të kemi transparencë për sistemin gjyqësor. Për këtë folëm dhe për atë që mund të bëjmë për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre” tha gjermani.









