-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha takon Kaja Kallasin në Bruksel: Shqipëria mbetet partner i besueshëm i BE-së

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Pas takimit, Hoxha shkroi në rrjetet sociale.
“Në takim rikonfirmova linjëzimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke reflektuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe përgjegjësive që ndajmë me partnerët tanë evropianë.”

Ministri theksoi se Shqipëria mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm i BE-së, duke kontribuar në stabilitetin rajonal dhe në sigurinë e kontinentit evropian. Ai gjithashtu theksoi se, përballë sfidave të sigurisë, Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës dhe në ruajtjen e paqes dhe demokracisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit