Gjermania ka njoftuar se ka tërhequr përkohësisht personelin e ambasadës së saj në Irak, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, i cili deklaroi se vendimi është marrë për arsye sigurie, në kushtet e rritjes së rrezikut në rajon.
“Personeli i ambasadës së Gjermanisë në Bagdad është larguar përkohësisht nga Iraku për shkak të situatës së kërcënimit”, tha zëdhënësi, duke shtuar se niveli i sigurisë për stafin diplomatik po rivlerësohet vazhdimisht.
Vendimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm për shkak të përplasjes ushtarake mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke shtuar shqetësimet për destabilizim më të gjerë në rajon.









