-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Punë ka por s’ka pensionistë si babai i Taulantit!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka reagur ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Tauland Balla, i cili ky i fundit është shprehur se do të çojmë pensionin mesatar deri në 400 euro dhe të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e tyre që u kemi dhënë fjalën për të cilën duhet ta mbajmë.

Postimi i Nokës

Punë ka, por s’ka pensionistë si babai i Taulantit.
Të gjithë e kuptojnë se Kasem Balla nuk mund të punojë 78 vjeç specialist marketingu, të montojë video e të kurojë imazhin e kompanisë në rrjete sociale. Ashiqare kjo është një qokë për Taulantin politikan. 1 milion lekë të vjetra rrogë për një pensionist si Kasemi.
Ndaj unë them se nuk ka pensionist si Kasemi,
që përveç pensionit, të paguhet 1 milion lekë të vjetra në muaj. Pensionistëve u thanë se nuk ka para për të ngritur pensionet, se nuk ka mjaftueshëm kontribues. E megjithatë, disa parapëlqejnë të ngrohen në diell, mjafton që partia të jetë shëndoshë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit