-sidi education-spot_img
22.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e 30-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin

Kryesoret

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë, pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit, të shoqëruar nga aktivistë dhe përfaqësues të lëvizjes, janë zhvendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar me thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mesazhet e tyre politike.

Në protestën e sotme morën pjesë edhe disa përfaqësues ndërkombëtarë, mes tyre eurodeputetët Tineke Strik, Nicolae Ștefănuță, Cristina Guarda, Jutta Paulus, Vula Tsetsi dhe Anna Strolenberg, të cilët mbajtën fjalime para qytetarëve.

Gjatë tubimit, protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa organizatorët bënë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi”, qytetarët kanë nisur marshimin në kryeqytet, duke shënuar një tjetër fazë të protestës së vazhdueshme që po zhvillohet prej 30 ditësh në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit