Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë.
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është shoqëruar në polici nën dyshimet për posedim të armës pa leje, sipas Policisë së Kosovës.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, sipas Telegrafi









