Vijon lufta në Lindjen e Mesme.
Sulm masiv me 100 raketa nga Hezbollahu në Liban drejt Izraelit. Tel Avivi është kundërpërgjigjur me sulme drejt Libanit.
Shënjestra janë ndërtesat dhe objektet e Hezbollahut në Dahiya, një periferi jugore e Bejrutit.
Ushtria i kishte paralajmëruar qytetarët libanezë disa herë ditët e fundit (dhe sot dy herë të tjera) që të evakuoheshin nga periferia.
Reuters raporton se Irani ka vendosur 12 mina në Ngushticën e Hormuzit, me Gardën Revolucionare që thotë se anijet duhet t’i kërkojnë Iranit leje për të kaluar nëpër këtë pikë
“Nuk besoj se Irani ishte në gjendje të minonte Ngushticën e Hormuzit”, thotë Trump.









