-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qori protestë para Parlamentit: Rama mbrojti Ballukun, i futi shkelin shtetit

Kryesoret

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori protestoi sonte përballë Parlamentit të Shqipërisë kundër vendimit të shumicës socialiste që mbrojti Belinda Ballukun nga arresti.

Përpara 30 vjetëve na treguan përrallën se korrupsioni është si vaji që lehtëson lëvizjen e ingranazheve të ndryshkura. Dhe pushtetarët nisën të vjedhin dhe të pasuroheshin.

Pastaj na thanë se vjedhja është pjesë e pandashme e punës dhe puna pjesë e pandashme e vjedhjes. Kështu pushtetarët nisën të përvetësonin 20-30% të çdo investimi publik.

Vidhet edhe në Evropën e madhe, u justifikuan kur qytetarët nisën të shprehnin pakënaqësitë e tyre ndaj korrupsionit.

Në fund luftën ndaj korrupsionit nisën ta konsiderojnë shkelje të të drejtave të njeriut, duke krahasuar fatin e një qyqari që vjedh pak energji elektrike me pushtetarin që vjedh gjysmën e Shqipërisë.

Dhe ja erdhi dita kur degjenerimi e bëri shtetin disfunksional. Nisin të shemben urat e rrugët. Të krisen tunelet e të përmbyten qytetet. Të mos ketë ilaçe në spitale dhe nxënës në shkolla. Të bëhemi gazi i botës prej pushtetarëve hajdutë e karagjozë që ende mbajmë mbi krye.

Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë deri në fund Belinda Ballukun duke i dhënë shkelmin e fundit shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Mbron Ballukun sot që të mos jetë i detyruar të vetëdorëzohet përpara drejtësisë nesër. Mbron Ballukun sot për t’u dhënë siguri Ballukëve të shumtë të partisë së vet se loja me drejtësinë e pavarur ka marrë fund.

Duke ruajtur imunitetin, pra paprekshmërinë e një hajduteje me çizme, Edi Rama po vë në rrezik edhe aspiratën e hershme të popullit shqiptar për integrim në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit