Partia Demokratike do të zhvillojë nesër protestën përballë Parlamentit teksa në seancë do të diskutohet dhe votohet imuniteti i Belinda Ballukut. Por cili do të jetë skenari i opozitës?
Pritet të ngrihet një podium, ku do ketë një komunikim me deputetët brenda sallës plenare, dhe do të ketë një ekran gjigant ku do të transmetohet ajo që do të ndodhë në Kuvend.
Në krye të protestës do jenë Bardhi dhe Balliu, dy deputetët e përjashtuar nga seanca e kaluar. Demokratët kanë lënë të hapur çdo skenar, sipas tyre do të ketë protestë jo vetëm në sheshin përpara Parlamentit, por edhe në sallën e seancave plenare.









