Deputeti demokrat, Klevis Balliu, përmes një shkrimi në faqen e tij facebook, ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të qeverisë, e cila me 82 vota pro dhe asnjë abstemin rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimit të Belinda Ballukut.
Sipas Balliut, vendimi i sotëm i Edi Ramës është pasqyra më e pastër e pushtetit të tij.
Postimi i Balliut
Vendimi i Ramës sot është pasqyra më e pastër e pushtetit të tij.
Prej kohësh kemi denoncuar se kjo qeveri ka një mision të vetëm: të zhvatë qytetarët shqiptarë dhe të mbushë xhepat e pushtetarëve. Prej kohësh kemi theksuar se ky pushtet përdoret si mburojë politike për të mbrojtur dhe legjitimuar abuzimet e veta.
Sot, përmes një vendimi të paprecedentë, një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues.
Ky veprim ekspozon qartë fytyrën reale të këtij pushteti: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik.
Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për komunitetin ndërkombëtar, i cili sot, me një zë të unifikuar, dënoi këtë akt antikombëtar dhe kriminal një veprim që cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet familja perëndimore dhe euroatlantike.