Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj raportit të lexuar nga Ulsi Manja për mosdhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Bardhi ka ngritur dyshime lidhur me ndershmërinë e Manjës, duke e akuzuar për një konflikt interesi në lidhje me dosjen që po hetohet.
“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen e Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi, për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?”
Bardhi kërkoi transparencë dhe llogaridhënie nga ata që mbajnë pozita të larta, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të pastër dhe pa ndikime të dyshimta.









