-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime për sulm në Kaliforni, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka një kërcënim nga Irani

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet se Irani po përgatiste një sulm me dron në Kaliforni.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se nuk ekziston një kërcënim i tillë për territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Për të qenë të qartë: Nuk ka një kërcënim të tillë nga Irani për vendin tonë dhe nuk ka pasur kurrë”, tha ajo, duke reaguar ndaj një raportimi të ABC News.

Sipas këtij raportimi, FBI kishte paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni se Irani mund të përpiqej të hakmerrej për sulmet amerikane duke lëshuar dronë nga një anije në brigjet perëndimore të SHBA-së.

Megjithatë, Leavitt theksoi se lajmi ishte bazuar vetëm në një email të dërguar autoriteteve lokale të rendit, i cili mbështetej në një informacion të vetëm dhe të pa verifikuar.

Ndërkohë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, deklaroi të mërkurën se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj shtetit, por shtoi se autoritetet janë në koordinim të vazhdueshëm me zyrtarët e sigurisë dhe inteligjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit