-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Ballukut, Lapaj: Rama mbështet abuzimin

Kryesoret

Pas refuzimit të kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut nga Kuvendi, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër, duke akuzuar Edi Ramën se mbështet abuzimin dhe duke theksuar se është koha për një ndryshim të thellë në politikën shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj kërkon dorëheqjen e pa kushte të kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë të paangazhuar, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai thekson se ky model qeverisës ka dështuar dhe qëndrimi i Ramës po e thellon krizën në vend.
Postimi i Lapajt:
Maskat ranë!
Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë!
Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë!
A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës?
Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!
Krijimi i një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë përtej partive me mandat 12 mujor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Reformim i Kodit Zgjedhor për demokratizimin e vendit.
Depolitizim i administratës zgjedhore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit