Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjatë seancës, Balluku ka zgjedhur të qëndrojë jashtë sallës dhe nuk ka paraqitur kërkesë për të marrë fjalën, siç e përcakton procedura.
Kryeparlamentari Niko Pelushi njoftoi se Balluku nuk kishte kërkuar të fliste, duke i kaluar radhën deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për të vazhduar diskutimet.









