Një zyrtar i lartë nga një grup opozitar iranian me seli në Paris tha këtë të enjte se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit nuk do të rrëzonte udhëheqjen klerike nga pushteti, duke argumentuar se vetëm një kryengritje popullore e mbështetur nga rezistenca e brendshme mund ta bënte këtë.
Pothuajse dy javë bombardime kanë vrarë rreth 2,000 njerëz në Iran, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei, dhe kanë dëmtuar pjesën më të madhe të aparatit të tij ushtarak dhe të sigurisë.
Ndërkohë jo vetëm kaq por situata e luftës ka marrë përmasa më të gjëra e cila ka prekur edhe shtetet fqinje në Gjirin Persik.
Nga ana tjetër udhëheqësit e lartë të Iranit kanë bërë të qartë se nuk do të dorëzohen, madje kanë paralajmëruar edhe demonstruesit në Teheran se nëse nuk tërhiqen nga protestat do ti trajtojnë në mënyrë të njëjtë si armiqtë e tyre.
Related