-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia rrit masat në Kuvend, Bardhi dhe Balliu mes protestuesve

Kryesoret

Sot, Parlamenti shqiptar pritet të përballet me tensione, pasi Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të rrëzojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka organizuar një protestë masive para godinës së Kuvendit, kundër këtij procesi.

Sipas informacionit, deputetët e PS kanë mbërritur në Kuvend përmes hyrjes nga Akademia e Shkencave, për të shmangur protestuesit, ndërsa deputetët e PD ende nuk kanë mbërritur.

Për të siguruar rendin dhe sigurinë, 1500 efektivë janë vendosur në gatishmëri, dhe janë ngritur gardh metalik përreth godinës. Kordonët e policisë janë vendosur edhe në institucione të tjera, duke përfshirë forca shtesë brenda Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit