Me 82 vota kundër është rrëzuar kërkesa e SPAK-ut për autorizimin për arrest të deputetes Belinda Balluku. Kështu, pas më shumë se 2 muajsh, nuk miratohet autorizimi për masë shtrënguese ndaj saj.
Në këtë seancë mungonin disa deputetë socialiste; Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, por edhe vetë Balluku nuk ishte e pranishme për të mbajtur fjalë.









