-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Tha se do të marrë nën kontroll Kubën’- Rusia: Shantazh amerikan, do t’i mbështesim politikisht

Kryesoret

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me mundësinë e një “marrjeje nën kontroll” të Kubës, duke theksuar se Moska do t’i ofrojë Havanës mbështetje politike dhe diplomatike.

Në një deklaratë të bërë publike të enjten, Zaharova dënoi atë që e quajti “shantazh dhe kërcënime” nga ana e presidentit amerikan dhe bëri thirrje për zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Sipas saj, Rusia do të qëndrojë në krah të Kubës, një aleate tradicionale e Moskës duke ofruar çdo mbështetje të mundshme në planin politik dhe diplomatik.

Deklarata e saj vjen pasi Trump tha të hënën se Kuba përbën një “problem të madh” për SHBA-në dhe se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po merret me këtë çështje, e cila sipas tij mund të përfundojë ose jo në një “marrje miqësore nën kontroll” të ishullit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit