Zbardhen detaje të reja për vajzën shqiptare, 20-vjeçe që ka humbur jetën pas disa ditë në gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banesës së saj në Itali.
Viktima është Anxhela Byku. Ajo u rrëzua të martën nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, ku ajo jetonte me bashkëshortin.
Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.
Megjithatë, për shkak të plagëve shumë të rënda të marra, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.









