Kryeministri Edi Rama nga konferenca për mediat ka folur edhe për anulimin e tenderit me vlerë miliona euro, për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano në Durrës, duke theksuar se ky anulim nu ka të bëj me asnjë presion, as të SHBA as të BE.
“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush”, u shpreh Rama.









