-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Ndërhyrja e shtetit do të lehtësojë barrën e qytetarëve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot nga konferenca për mediat ka folur edhe për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, e cili ka ardhur për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas Ramës ajo që do të lehtësojë barrën e çmimit mbi xhepin e qytetarëve, do të arrihet përmes ndërhyrjes së shtetit si mekanizëm rregullator dhe kontrollues.

Fjala e Ramës

Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi. Sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit, por është Tirana. Kjo është arritje e kësaj qeverie, me keqardhje për ata që na duan të vdekur. Sa më shumë na duan të vdekur, ne gjallërohemi.

Ne do ta krijojmë faktorin publik, dhe forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do japim shembullin sesi gjërat do të ndryshojnë edhe në tregun e naftës. Do të bëhet më e lehtë për të pasur marrëveshje me kompanitë që e shpërndajnë naftën. Sot kemi në proces ligjin e rezervave; kur e diskutuam para vitit 2020, u hodhën shumë tenxhere përpjekjeje. Në ligjin që është në konsultim publik, e kemi përcaktuar që rezerva do të shkojë në tre muaj, por kjo nuk mjafton më si masë sigurie. Qytetarët meritojnë një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit