Policia ka arrestuar 38 vjeçarn me origjinë nga Kosova në doganën e Morinit, pasi ky i fundit tentoi të kalonte me armë zjarri në Shqipëri.
Në prangat e policisë ka rënë edhe një 34 vjeçar që po udhëtonte në makinë me të.
38 vjeçari armën e zjarrit e kishte fshehur në makinë, dyshohet se do ta trafikonte në Shqipëri.
Ndërkohë 38 vjeçari udhëtonte me makinën tip “BMW”, e cila rezulton se ishte vjedhur në Gjermani.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.









