Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar si të domosdoshme një marrëveshje më opozitën për zgjedhjen e presidentit, pasi që ka thënë se zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Ai ka theksuar se sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes.
“Theksi duhet të vihet tek fakti që në vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe jam i bindur që nuk duhet të përsërisim atë në 2025. 2026 është viti i ri, nuk është as e drejtë, as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura.
Prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej neve stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura, pra, nuk ka nevojë për zgjedhje të përsëritura; ka nevojë që sa më parë të kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të fillojë Kuvendi të punojë”, ka theksuar Kurti.









