-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studioja ligjore amerikane: SPAK i ka bllokuar Veliajt mundësinë të shoh dosjen

Kryesoret

Studio ligjore amerikane Kasowits LLP, ka publikuar një tjetër raport sa i përket procesit gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është në izolim që prej 10 shkurtit 2024.

“Erion Veliajt po i mohohet e drejta e gjykimit nëpërmjet një procesit të rregullt ligjor”, thuhet në raport, duke iu referuar mosvënies në dispozicion të akteve të plota hetimore, konkretisht të dosjes me 60.000 faqe, për të përgatitur mbrojtjen.

Ndonëse Gjykata e Apelit së fundmi urdhëroi dorëzimin e materialeve dhe shtyu seancën për më 24 mars 2026, raporti vë në dyshim nëse Veliaj mund të shqyrtojë këtë vëllim masiv dokumentesh brenda vetëm dy javësh. Problematikë tjetër e pasqyruar në raport është dhe mungesa e krijimit të kushteve për takimin e Veliajt me avokatët në mënyrë efektive dhe konfidenciale.

Studio ligjore amerikane thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po përdor argumente të pabaza , si aktivitetet lobuese të kryebashkiakut, për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Erion Veliajt. Sipas tyre, SPAK i ka bllokuar vazhdimisht mundësinë për të pasur akses në dosjen e tij, gjë që në fakt ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në rastin e tij”, thuhet në raport.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak, është shpërfillur thotë raporti. “Erion Veliaj po mbahet në burg mbi baza që cilësohen arbitrare”, ndërsa qytetarët e Tiranës po privohen nga lideri i zgjedhur prej tyre në mënyrë demokratike.

Ky raport është ripërditësim i atyre të publikuar më herët po për të njëjtat problematika. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj qëndron në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025, ndërsa një vit më vonë (9 shkurt 2026) dosja e tij ka kaluar për gjykim.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Në të njëjtën dosje për gjykohet dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit