Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa në një fshat në veri të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës.
Shërbimet shëndetësore bënë të ditur se ekipet mjekësore trajtuan gjithsej 58 persona dhe i transportuan ata në spitalet lokale pas goditjes në fshatin Zarzir, pranë qytetit të Nazaretit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar njësi të Komandës së Frontit të Brendshëm, të cilat po bashkëpunojnë me autoritetet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit.
“Forcat po kryejnë një vlerësim të situatës në terren në bashkëpunim me autoritetet e emergjencës dhe shpëtimit, me qëllim pastrimin dhe sigurimin e zonës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.









