-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kemi blerë raketa balistike supersonike nga Kina

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç konfirmoi se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë,” deklaroi Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë raketat kineze me sukses në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët janë në përdorim të ushtrisë serbe.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së fundi fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Serbisë, ku njëri prej tyre ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, të tipit CM-400. Vuçiç deklaroi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Lajmi ka shkaktuar reagime ndërkombëtare ndërsa kryeministri i Kroacisë njoftoi se do t’i informojë NATO-n për rrezikun e mundshëm që paraqet forca ushtarake serbe. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës deklaroi se Beogradi po shpreh hapur qëndrime kërcënuese ndaj fqinjëve të tij.

Situata ka shkaktuar shqetësim në Ballkan, ndërsa vendet e rajonit monitorojnë me kujdes zhvillimet e mëtejshme dhe tensionet e mundshme ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit