-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmtohet portieri i Elbasanit, niset me urgjencë në spital pas përplasjes në fushë

Kryesoret

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit në Superligën shqiptare u ndal për rreth 13 minuta për shkak të një përplasjeje të dhunshme mes portierit të Elbasanit, Martin Janaček, dhe lojtarit Erald Maksuti.

Incidenti ndodhi në minutën e 69-të, ndërsa pas kësaj përplasjeje, Janaček u zëvendësua dhe u dërgua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.

Për shkak të ardhjes së ambulancës së dytë, ndeshja u rifillua vetëm në minutën e 82-të. Pas incidentit, portieri i Elbasanit, Klevi Totoshi, mori vendin e Janaček dhe shfaqi një performancë heroike, duke pritur dy penallti të lojtari të Flamurtarit, Herald Marku.

Në fund, Elbasani arriti të fitonte me rezultatin 1-2, duke ngushtuar diferencën nga Vllaznia dhe synuar ngjitjen në krye të renditjes së Superligës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit