Në Durrës u zhvilluan sot aktivitete me rastin e Ditës së Verës. Në sheshin “Liria” u organizua një koncert festiv dhe një panair me punime artizanale, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Gjatë aktivitetit nuk munguan edhe ballakumet, të cilat konsiderohen simbol i kësaj feste tradicionale.
Edhe pse Dita e Verës lidhet kryesisht me qytetin e Elbasanit, vitet e fundit ajo po festohet gjithnjë e më shumë edhe në qytete të tjera të vendit.
Në Durrës, kjo festë ka nisur të marrë pjesëmarrje më të gjerë në vitet e fundit, ndërsa moti i mirë bëri që shumë qytetarë ta kalonin ditën në ambiente të hapura.









